Ish-kryenegociatorja për bisedime teknike në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, thotë se ideja e Mini-shengenit është nismë për një Serbi të madhe.
Tahiri e ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisëm Edi Ramën, i cili këtë fundjavë ishte nikoqir i presidentit serb, Aleksandër Vuciq dhe kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev për diskutimet rreth minishengenit ballkanik.
Ish-kryenegociatorja në Facebook shkruan se të gjithë po e shohin se si kjo ide vë bërthamën për “Serbinë e Madhe”, por këtë s’po e sheh vetëm Edi Rama.
“Se ideja e Mini-Schengenit krijon bërthamën ekonomike për ‘Serbinë e Madhe’ këtë gjithë shqiptarët po e shohin, përveç Edi Ramës. E lumtur me reagimet e mençura dhe strategjike të shqiptarëve për të mbrojtur interesat kombëtare dhe për të penguar neohegjemoninë serbe në Ballkan…”, ka shkruar Tahiri. /Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...