Feronikeli është zgjedhur klubi më i mirë i vitit 2019, në gala mbrëmjen e organizuar sonte nga Federata e Futbollit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Skuadra nga Drenasi ishte protagoniste sezonin e kaluar, ku u shpall kampione e Kosovës, ndërsa më pas e fitoi edhe Digitalb Kupën e Kosovës.
Tutje, “Nikli” luajti edhe në garat evropiane në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës.
Feronikeli është në garë për titull të kampionit edhe në edicionin 2019/20. /Gazeta Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...