Gjykata Speciale e fton edhe një zyrtar të AAK'së së Haradinajt - Gazeta Express
string(62) "gjykata-speciale-e-fton-edhe-nje-zyrtar-te-aakse-se-haradinajt"

Gazeta Express

18/12/2019 16:30

Gjykata Speciale e fton edhe një zyrtar të AAK’së së Haradinajt

Gazeta Express

18/12/2019 16:30

Brahim Mehmetaj, drejtor i Pronës në Komunën e Prishtinës, ka njoftuar se ka marrë ftesë nga Dhoma e Prokurorit të Specializuar.

Kryetari i AAK-së në Prishtinë thënë se ftesa i ka ardhur në cilësinë e të dyshuarit.

Ai ka ironizuar me ftesën duke thënë “punë e madhe…”.

Ky është njoftimi i tij i plotë në Facebook:

“Dje pasdite në përfundim të orarit të punës, një prej hetuesve të gjykatës speciale ma solli ftesën për në Hage. Punë e madhe…..

Jam i ftuar në cilësinë e të DYSHUARIT!!!!

Do t’i përgjigjem kësaj thirrje me krenari, edhe pse vazhdoj me mendu qe kjo gjykate është e padrejte dhe e njëanshme. Krimet ne Kosove i kanë kryer serbët dhe Serbia dhe ata janë kriminel e jo ne Çlirimtaret që ishim të detyruar të bënim luftë mbrojtëse dhe ÇLIRIMTARE.

UÇK përjetë e mot!”

Advertisement
Advertisement
Advertisement