Inspeksioni rrënon ndërtime pa leje në lagjen “Dardania” në Prishtinë - Gazeta Express
string(67) "inspeksioni-rrenon-ndertime-pa-leje-ne-lagjen-dardania-ne-prishtine"

Gazeta Express

18/12/2019 15:42

Inspeksioni rrënon ndërtime pa leje në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Gazeta Express

18/12/2019 15:42

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, gjatë ditës së sotme ka filluar ekzekutimin e vendimeve për rrënim në lagjen “Dardania” në kryeqytet

Këtë e ka bërë të ditur kreu i Inspeksionit, Adonis Tahiri, përmes një statusi në Facebook, ku ka treguar edhe arsyet e rrënimit.

“Sot kemi filluar ekzekutimin e disa vendimeve për rrënim në lagjen Dardania. Rastet në fjalë kanë të bëjnë me ndërtimin e mureve ndarëse pa leje, në ndërtesë kolektive; dhe uzurpim të hapësirës publike përmes vendosjes së shkallëve”, ka shkruar Tahiri./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement