Veseli e godet Kurtin: Rasti i "Syrit të Popullit" u aktivizua për ta fshehur dështimin e VV-së dhe LDK-së për marrëveshje - Gazeta Express
string(109) "veseli-e-godet-kurtin-rasti-i-syrit-te-popullit-u-aktivizua-per-ta-fshehur-deshtimin-e-vv-ldk-per-marreveshje"

Gazeta Express

18/12/2019 12:06

Veseli e godet Kurtin: Rasti i “Syrit të Popullit” u aktivizua për ta fshehur dështimin e VV-së dhe LDK-së për marrëveshje

Gazeta Express

18/12/2019 12:06

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka folur pas dëshmisë së të parit të LV-së, Albin Kurti, e deputetit Glauk Konjufca në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, lidhur me kallëzimin penal për rastin “Syri i Popullit”, raporton Gazeta Express

Veseli thotë se do të mbajë mandatin e deputetit në Kuvend të Kosovës, e shton se kallëzimi penal është vetëm improvizim për t’i ikur dështimin që e patën për të krijuar koalicionin Vetëvendosje.

”Unë jam deputet në Kuvendin e Republikës, falënderues për këtë tentativa për t’i ikur të vërtetës, paaftësia për të ndaluar koalicionin qeveritar, me këtë improvizimin që është Syri i Popullit është paaftësia për të krijuar premtimin që e kanë pasur para qytetarëve të vendit”, thotë ai.

Kreu i PDK-së shton se nuk i bën përshtypje asnjë individ, i pyetur për Kurtin, derisa thotë se këtë rast po e trajton ndonjë prokuror i korruptuar.

“Syri i Popullit është real, ka njeri të plagosur, ka veprime konsistente, ka djegie të makinave, ka sulme të eskortës së kryeministrit, ministrave, deputetëve, familjeve, të cilat i ka bërë Syri i Popullit, janë pikërisht ata që i kam përmendur, pavarësisht se ndonjë prokuror i korruptuar ose që frikësohet se në rrethana të reja mund t’i mbyllë rastet, secili duhet me u përgjigj për veprimet që i ka kryer, sa për mua do t’i shkoj deri në fund aspektit ligjor, edhe bash s’më bën përshtypje për asnjë individ”, tha ai. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement