Kurti e pret mbledhjen e Këshillit të LDK-së: Ta shohim a do të betonohen më shumë apo do të bëjmë marrëveshje - Gazeta Express
string(109) "kurti-e-pret-mbledhjen-e-keshillit-te-ldkse-ta-shohim-a-do-te-betonohen-me-shume-a-po-do-te-bejme-marreveshje"

Gazeta Express

18/12/2019 11:18

Kurti e pret mbledhjen e Këshillit të LDK-së: Ta shohim a do të betonohen më shumë apo do të bëjmë marrëveshje

Gazeta Express

18/12/2019 11:18

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë sot se mbetet të shihet nëse thirrja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së nga Isa Mustafa, do ta betonojë marrëveshjen për koalicion, raporton Gazeta Express

Kurti tha se ai kishte besuar se do të ketë takim me Mustafën këtë javë, mirëpo shton se nuk do të ndërhyjë te LDK-ja që sot e ka thirrur mbledhjen e Këshillit.

“Unë me siguri që kam besuar se duhet të ketë takim këtë javë, mirëpo nuk dua të ndërhy te LDK-ja, e cila mësova se ka thirrur një mbledhje të këshillit të përgjithshëm si organi më i lartë. Ne në VV besojmë se thirrja e këshillit në subjektin tonë duhet të mbahet pas marrëveshjes, jo para marrëveshjes”, shton ai.

Kurti thotë se partia e tij do ta mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm pas marrëveshjes.

“LV-ja do ta mbaj mbledhjen e Këshillit pas marrëveshjes. Ngelet të shihet sot pasdite, se a është thirrur kjo mbledhje për t’i betonuar qëndrimet, apo për ta mundësuar marrëveshjen. Besoj se duhet të ketë takime, mirëpo nuk mund të ketë takime, përderisa thirren organet më të larta të subjektit.

Besoj, shpresoj, uroj që ashtu qysh ka vendosur populli, ta kemi një qeveri të re nga opozita e deridjeshme që ta shkapim shtetin”, ka thënë ai. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement