Sulm me thikë në tregun e Krishtlindjeve në Uells, një burrë theret për vdekje - Gazeta Express
string(77) "sulm-me-thike-ne-tregun-e-krishtlindjeve-ne-uells-nje-burre-theret-per-vdekje"

Gazeta Express

18/12/2019 11:17

Sulm me thikë në tregun e Krishtlindjeve në Uells, një burrë theret për vdekje

Gazeta Express

18/12/2019 11:17

Policia e Uellsit njoftoi se një burrë është therë për vdekje para syve të njerëzve që po merrnin pjesë në një treg të Krishtlindjeve.

Jordan Davis, 23 vjeç, vdiq nga plagët që i mori pasditen e së martës pranë një dyqani të rrjetit “Iceland”, i cili ndodhet në qendër të qytezës bregdetare, Barry.

Zyrtarët policor thanë se një burrë 24 vjeç, i identifikuar si Jordan Brown, i cili njihej nga viktima, është ngarkuar me akuzën për vrasje. Ai u arrestua vetëm disa orë pas rastit të therjes.

Mark O’Shea, zyrtar policor i Uellsit, tha: “Ky ishte një incident tragjik që një personi të ri i ka kushtuar me jetë dhe i ka shkatërruar familjet”.

“Do të doja t’i falënderoj anëtarët e komunitetit që i erdhën në ndihmë viktimës dhe e bënë atë që mundën për ta ndihmuar”, shtoi ai.

Sulmi ndodhi rreth orës 4 të pasdites në rrugën “Holton”, në pjesën jugore të Uellsit. Raportohet se sulmi është incizuar nga kamerat dhe policia kërkoi nga të gjithë ata që kanë pamje t’i dorëzojnë ato në polici dhe të mos i publikojnë në rrjetet sociale, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement