Në Greqi zbulohen varre të Epokës së Bronzit - Gazeta Express
string(44) "ne-greqi-zbulohen-varre-te-epokes-se-bronzit"

Gazeta Express

18/12/2019 9:46

Në Greqi zbulohen varre të Epokës së Bronzit

Gazeta Express

18/12/2019 9:46

Arkeologët i kanë zbuluar dy varre të lashta mbretërore në Greqi. Në to janë gjetur artefakte dhe bizhuteri që janë më të vjetra se tre mijë vjet.

Në mesin e gjërave të gjetura janë një unazë me figurat e buajve të rrethuar me kallinj dhe një qafore me figurën e një “perëndie”, sipas besimit të egjiptianëve të lashtë.

Hulumtuesit amerikanë thanë se ky zbulim do të ofrojë fakte dhe shenja të reja për tregtinë dhe kulturën e asaj periudhe historike.

Varret e lashta u zbuluan afër pallatit të Epokës së Bronzit në Pylos, në rajonin jugor grek të Peloponezit.

Ato nuk janë larg një varri tjetër që ishte zbuluar në vitin 2015, i cili besohet të ketë qenë i udhëheqësit të qytetit të lashtë.

Në deklaratën e Ministrisë së Kulturës thuhet se pjesa e sipërme e këtyre varreve ishte shembur para shumë vjetësh dhe kështu ato janë mbuluar me shumë dhe, duke ua bërë të pamundur plaçkitësve që t’i gjejnë dhe t’i vjedhin gjërat e çmuara.

Në vitin 2015, arkeologët grekë e kishin zbuluar një varr të një burri me status të lartë të asaj epoke. Në varr ishin gjetur edhe armë dhe stoli ari, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement