Gashi thotë se VV'së s'mund t'i lihet Ministria e Mbrojtjes - Gazeta Express
string(56) "gashi-thote-se-vvse-smund-ti-lihet-ministria-e-mbrojtjes"

Gazeta Express

17/12/2019 23:37

Gashi thotë se VV’së s’mund t’i lihet Ministria e Mbrojtjes

Gazeta Express

17/12/2019 23:37

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka komentuar mospajtueshmërinë e partisë së tij me Lëvizjen Vetëvendosje rreth Ministrisë së Punëve të Brendshme, në kuadër të bisedimeve mes dy partive për të arritur marrëveshje për qeverisjen e vendit.

‘’Nëse edhe MPB lihet tek VV, do të ishte disbalancim. Pastaj edhe Ministria e Mbrojtjes. Jo krejt sektori i sigurisë të jetë i disbalancuar, edhe Ministria e Mbrotjes kërkon një qasje më të qetë dhe më të kujdesshme për shkak të specifikave që ka. Ajo krijohet në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë’’, ka thënë Gashi në Klan Kosova.

‘’Në ministrinë e Arsimit, LDK ka shumë për të dhënë. Kjo mund të bëhet, nëse LDK ka ministrin, VV zv/ministrin e kështu me radhë”, është shprehur ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement