Deputeti i VV'së: Votuesit kanë lënë vetëm opsionin VV-LDK, ata nuk mund të sfidohen - Gazeta Express
string(81) "deputeti-i-vvse-votuesit-kane-lene-vetem-opsionin-vv-ldk-ata-nuk-mund-te-sfidohen"

Gazeta Express

17/12/2019 22:42

Deputeti i VV’së: Votuesit kanë lënë vetëm opsionin VV-LDK, ata nuk mund të sfidohen

Gazeta Express

17/12/2019 22:42

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se ky subjekt është duke e bërë kthimin dhe ndryshimin e madh duke kërkuar formulën për qeverisje funksionale.

Ai ka thënë se qytetarët më 6 tetor kanë treguar se janë për ndryshim të madh, duke u dhënë votën LVV-së dhe LDK-së.

“Ndryshimi i madh dhe vija e kuqe të kërkuara nga votuesi nuk mund të sfidohen nga asnjë njeri e asnjë emër, qoftë edhe një emër për President”, ka shkruar ai.

“Rezultati i qasjes së tillë, kur marrëveshja bashkëqeverisjes është ankeruar vetëm tek pozita kyqe dhe i ka vënë në pazare çdo vendim të institucioneve, ka përfunduar në dështime në të gjitha drejtimet dhe krim e korrupcion, nepotizëm e tenderë e shpërdorim të parasë publike e shumë shpesh më vendime jolegjitime e kundër interesit të shtetit dhe asnjë qeveri nuk e ka përfunduar mandatin e plotë. Kjo nuk duhet përsëritur kurrë më”

“LVV po bën kthimin dhe ndryshimin e madh duke kërkuar formulë funksionale për qeverisje efektive, të qëndrueshme politikisht dhe me mirëbesim të plotë më partnerin e koalicionit. Kjo është edhe çasje obliguese që ka dalë nga vota e ndryshimit të madh duke lënë ne opcion vetëm LVV dhe LDK. Zgjedhjet për herë të parë e kanë vendosur vijën e kuqe duke ndarë opcionin qeverisës për ndryshim dhe ka përjashtuar nga opcioni ata dhe ato parti që e kanë dështuar shtetin dhe interesin e qytetarit”

“Ndryshimi i madh dhe vija e kuqe të kërkuara nga votuesi nuk mund të sfidohen nga asnjë njeri e asnjë emër, qoftë edhe një emër për President”, ka shtuar ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement