Policia në Deçan ka arrestuar një të dyshuar i cili ka kanosur një person me armë. Pas bastistjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike, fishekë dhe një pistoletë plastike
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së hënës në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit, ku i dyshuari ka kanosur viktimën me armë zjarri.
Pas kanosjes, policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit ku ka gjetur dhe konfiskuar një armë automatike të llojit AK-47 me 194 fishekë dhe një pistoletë të plastikës.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Express/