string(73) "resort-mavrovo-eshte-emri-me-i-ri-i-ski-qendres-me-te-famshme-ne-maqedoni"

Gazeta Express

17/12/2019 11:43

Resort Mavrovo është emri më i ri i ski qendrës më të famshme në Maqedoni

Gazeta Express

17/12/2019 11:43

Ski qendra më e famshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sezonin e ri të skijimit do ta fillon e rebrenduar si RESORT MAVROVO, brend nën të cilin përfshihen Hotel Bistra, Hotel Sport, Hotel Lodge dhe qendra Sportive. Në ofertën e pasur dhe të llojllojshme të Resortit të Mavrovës mbesin edhe stanet e mirënjohura si Stani i Vjetër, Stani Galiçnikut dhe kabina e Trifkosë, Night Club Ratrac dhe Pizzeria Ski-Shkolla, si dhe shtigjet më të bukura të malit Bistra me të cilin njihet ski qendra..

“Po hapim një kapitull të ri në zhvillimin e Ski Qendrës, po e modernizojmë  jo vetëm se me emrin, por me gjërat që po i ofrojmë. Dëshira jonë është që Mavrova të jetë zgjedhja e pare kur vjen fjala për destinacion turistik, për shëtitje, piknik ose sportim për të gjithë, pa dallime se a janë dashamirë të sporteve dimërore ose tërhiqen nga aventurat verore. Ajo reflektohet edhe në llogon e re të Resortit Mavrovë ku tregimi grafik simbolizon malin, sported dimërore dhe aktivitetet e dimrit dhe është në formë të shkronjës M. Kurse grafika e verdhë apo dielli simbolizon pjesën verore të sezonit, sezon aktiv i Resortit njejtë sikur se ai i dimrit. Idea pas llogos është që ta rrumbullaksojmë përrallën për Mavrovë si Resort me zgjedhje të shumëllojshme për të gjithë. Urdhëroni dhe ndjejeni pulsin e ri të Mavrovës”, thotë Marketing Menaxheri i Resortit të Mavrovës.

Nga dhjetori, Ski qendra Mavrovë lëshon në përdorim edhe sistemin e ri online për blerjen e skipass-it, si dhe refill skipasse. Sezoni i ri i skijimit në Resortin do ta hapë me tani më të njohurat 11 ski lifte, tre teleferikë me gjatësi prej 5,700 metra, 25 kilometra shtigje për skijim dhe kapacitet prej 11.100 udhëtarëve përmes teleferikut në orë. Mundësi për skijim në lartësi prej 1.255 deri 1.860 metra lartësi mbidetare, kurse sa i përket përgatitjes profesionale të ski shtigjeve përdoren 6 ratrakë. Poashtu edhe këtë vit Resorti Mavrovë ofron skijimin e natës gjatë fundjavës prej orës 19 deri 23 në shtigjet të ndriçuara si asnjëherë më parë.

“Rebrendimin e qendrës mund ta shohim si një finale të madhe pas ciklit investues dy-vjetorë në resortin. Në 2018 angazhuam Gir Olsen, si konsultant i jashtëm i cili po e punon një studim afatgjatë dhe ambicioz për Ski qendrën Mavrovë. Pastaj nga prodhuesi i njohur austro-italian DemacLenko kemi blerë dhe montuar pajisje për krijimin e borës artificiale. Pajisje që përdoret në ski qendrat botërore si Chamonix, Kitzbuhel, St.Mortiz, Kronplatz. Investuam në 19 shahta, 9 topa për bore, 4 stiqe për bore. Sistemi për borë artificiale në shtegun tek teleferiku Njëulës është në gjatësi prej 2 kilometrave dhe plotësisht e mbulon tërë shtegun me borë artificiale. Investimi vetëm në këto aktivitete është mbi 1.000.000 euro.” – thotë pronari i korporatës K.A.K Ognjan Cigovski.

Investimet shtesë të vitit 2018 janë
120.000 euro për ratrakun me vinç dhe 15.000 euro për automjetin e ambulancës. Qendra punësoi edhe ekip mjeksor, kurse bëri kontratë me Ekipin për mbrojtje dhe shpëtim në mal dhe terene të rënda – ASKLEPIJ – e cila është Ski patrolla e Ski qendrës.

Në afërsi të stanit të Trifkosë janë vënë shkronjat MAVROVO, në lokacion fantastic ku mund të kënaqeni në pamjen që fshihet pas shkronjave dhe peizazhin ideal malor, kurse aty arrihet me ecje 10 minutshe prej tek stani i Trifsko i cili ndodhet në fund të teleferikut me dy ulëse. Resorti Mavrovë boton magazinën Mavrova jonë në gjuhë Shqipe, Maqedone dhe Angleze me mbi 7.000 kopje.

Cikli investsues i vitit 2019, përfshiu blerjen e pajisjeve nga DemacLenko për krijimin e borës artificiale këtë vit në pistën tjetër të skijimit Mavrovo 2 në shumë prej 600.000 euro. Zgjërimin e shtegut dy-ulës si dhe rritjen e sigurisë. Hapja e shtegut të ri të skijimi “52” i cili ndihmon që skijuesit të skijojnë nga pjesa më e lartë deri tek përfundimi i shtigjeve (tek sporteli i biletave).

Në Hotelin Sport u investuan 60.000 euro në pjesën e jashtme me krijimin e pishinës së re me jakuzzi dhe saunë e cila gjatë dimrit do të jetë me ujë termal dhe i njejti mund të përdoret edhe gjatë stinës së verës. 70.000 euro u investuan në sistem të ri për ngrohje me energji efikase. Zgjërim të parkingut para Hotelit etj.

Resorti investoi edhe në trajnime për të punsuarit, për të sapodiplomuarit duke ju dhënë mundësi punësimi.

Për atë se çka qendra Sportive e Mavrovës ka arritur këto dy vitet e fundit, tregues është sezoni i verës. Ekipet sportive, kombëtaret, për stërvitje dhe përgatitje përdorin terenin futbollistik, terenin për basketboll si dhe tenis që ndodhen në pjesën e jashtme si dhe sallën sportive të pajisur maksimalisht për sportet ekipore.