Mustafa thërret KP të LDK-së për të diskutuar për koalicionin "e mundshëm" me Vetëvendosjen - Gazeta Express
string(84) "mustafa-therret-kp-te-ldkse-per-te-diskutuar-koalicionin-e-mundshem-me-vetevendosjen"

Gazeta Express

17/12/2019 11:41

Mustafa thërret KP të LDK-së për të diskutuar për koalicionin “e mundshëm” me Vetëvendosjen

Gazeta Express

17/12/2019 11:41

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës do ta njoftojë edhe Këshillin e Përgjithshëm të partisë për zhvillimet e bisedimet për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, raporton Gazeta Express.

Ashtu siç paralajmëroi edhe dje pas takimit me kryetarët e degëve, lideri i LDK-së, Isa Mustafa, për nesër është paraparë që të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i partisë.

Mbledhja do të mbahet nesër në orën 14:30 në selinë e partisë.

Në këtë mbledhje do të diskutohet për ecurinë e bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje për koalicionin e mundshëm paszgjedhor, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

Kujtojmë që dje për këtë temë, Mustafa i ka thirrur edhe kryetarët e degëve, derisa, gjatë së shtunës është takuar me kryesinë. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement