Dhjetë anëtarë të së njëjtës familje vriten nga shpërthimi i bombës në Afganistan - Gazeta Express
string(81) "dhjete-anetare-te-se-njejtes-familje-vriten-nga-shperthimi-i-bombes-ne-afganistan"

Gazeta Express

17/12/2019 11:19

Dhjetë anëtarë të së njëjtës familje vriten nga shpërthimi i bombës në Afganistan

Gazeta Express

17/12/2019 11:19

Një bombë ka shpërthyer sot në provincën lindore afgane, Khost, duke lënë të vdekur dhjetë persona që ishin duke udhëtuar me një automjet. Raportohet se të gjithë personat e vdekur i përkisnin të njëjtës familje.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nasrat Rahimi, tha se shpërthimi ndodhi në distriktin Ali Sher On në mëngjesin e së martës.

Ky zëdhënës njoftoi se në mesin e viktimave ishin pesë burra, dy gra dhe tre fëmijë.

Talib Mangal, zëdhënës i guvernatorit provincial, tha se viktimat ishin nga e njëjta familje dhe po udhëtonin drejt provincës Logar për të marrë pjesë në një funeral.

Zëdhënësi ministror i fajësoi talibanët për këtë sulm, ndonëse grupi militant ende nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan ka thënë se është shumë i shqetësuar për nivelin e pashembullt të dhunës ndaj civilëve në këtë shtet.

Vetëm gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti, ky mision i ka regjistruar 2563 vdekje të civilëve dhe 5676 lëndime, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement