Pacolli takohet me Papa Fraçeskun, flasin për marrëdhëniet Seli e Shenjtë - Kosovë - Gazeta Express
string(79) "pacolli-takohet-me-papa-fraceskun-flasin-per-marredheniet-seli-e-shenjte-kosove"

Gazeta Express

16/12/2019 18:08

Pacolli takohet me Papa Fraçeskun, flasin për marrëdhëniet Seli e Shenjtë – Kosovë

Gazeta Express

16/12/2019 18:08

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli gjatë ditës së sotshme është takuar me të parin e Kishës Katolike, Papa Françesku.

Pacolli tha se në këtë takim diskutuan për rëndësinë e vazhdimit të angazhimit tradicional midis  Kosovës dhe Selisë së Shenjtë.

“Unë shpreha në emër të popullit të Kosovës vlerësimin për mbështetjen e Papa Françeskut ndaj Kosovës. Ne diskutuam për rëndësinë e vazhdimit të angazhimit tradicional midis Kosovës dhe Selisë së Shenjtë. Papa Françesku shprehu afërsinë e tij me tërë popullatën e Kosovës dhe lutjet e tij për paqe tolerancë dhe harmoni multietnike dhe fetare ndërmjet popujve”, ka shkuar ai.


Advertisement
Advertisement
Advertisement