Kuka, pas suksesit në Kinë: "Heronjtë modern të Kosovës" - Gazeta Express
string(52) "kuka-pas-suksesit-ne-kine-heronjte-modern-te-kosoves"

Kuka, pas suksesit në Kinë: “Heronjtë modern të Kosovës”

Gazeta Express

15/12/2019 21:56

Kosova e ka mbyllur garën e fundit për këtë vit në xhudo ‘World Judo Masters’ me një medalje të artë.

Në këtë garë të zhvilluar në Kinë, Kosova u përfaqësua nga Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova.

Lexo Edhe:

Nora Gjakova u eliminua që në rrethin e parë, derisa Akil Gjakova i fitoi tri lufta, por më pas pësoi lëndim në dorë dhe nuk arriti ta vazhdojë garën.

Nga ana tjetër, Distria Krasniqi u kthye në Kosovë me medaljen e artë.