Milani është në kërkim të fitores së tretë radhazi në Serie A, por për ta bërë këtë i duhet ta kalojnë pengesën Udinese.
Milani i ringjallur pas emërimit të Stefano Piolit është nikoqir i Sassuolos në vështirësi, dhe do të kërkojë ta shfrytëzojë çdo përparësi për ta vazhduar serinë e fitoreve, raporton Gazeta Express.
Pas një fillimi të vështirë të jetës në San Siro, Pioli e udhëhoqi klubin kuqezi drejt dy fitoreve në dy ndeshjet e fundit.
Sassuolo ndërkohë, e ka fituar vetëm njërën prej pesë ndeshjeve të fundit dhe rrezikon të bjerë në zonën e rënies nga liga.
Formacionet zyrtare të të dy skuadrave për ndeshjen që nis në orën 15:00.
Milan: G Donnarumma; Conti, Musacchio, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer, Bonaventura; Suso, Piatek, Calhanoglu
Sassuolo: Pegolo; Toljan, Marlon, Ferrari, Kyriakopoulos; Magnanelli, Locatelli; Berardi, Djuricic, Boga; Caputo
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...