Përplasi rëndë kalimtarin dhe u largua, policia arreston 43 vjeçarin shqiptar - Gazeta Express
string(76) "perplasi-rende-kalimtarin-dhe-u-largua-policia-arreston-43-vjecarin-shqiptar"

Përplasi rëndë kalimtarin dhe u largua, policia arreston 43 vjeçarin shqiptar

Gazeta Express

15/12/2019 13:21

Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka aksidentuar një kalimtar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se i aksidentuari është identifikuar me inicialet D. B., 33 vjeç dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lexo Edhe:

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Demokracia”, në afërsi të degëzimit të rrugës “Ali Asllani”, Kamëz. Ndërkohë, policia njofton se drejtuesi i mjetit është arrestuar pas disa orësh.

Mbi të arrestuarin rëndojnë akuzat “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorr” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Njoftimi i policisë

Aksidenton me mjet një 33-vjeçar në rrugën “Demokracia” dhe largohet nga vendi i aksidentit, por pas disa orësh punë intensive nga Policia Rrugore e Tiranës, identifikohet, kapet dhe arrestohet drejtuesi i mjetit.

Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. A., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi duke qarkulluar me mjetin veturë, tip ‘”Volksëagen”, në rrugën “Demokracia”, në afërsi të degëzimit të  rrugës “Ali Asllani”, Kamëz, ka përplasur shtetasin D. B., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Pas përplasjes, drejtuesi i dyshuar i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit. Pas disa orë punë intensive nga specialistët e Policisë Rrugore është bërë i mundur identifikimi i mjetit dhe më pas kapja dhe arrestimi i drejtuesit të mjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorr” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”