Mustafa flet para takimit me Kurtin: Do të bisedojmë, s'garantoj asgjë - Gazeta Express
string(67) "mustafa-flet-para-takimit-me-kurtin-do-te-bisedojme-sgarantoj-asgje"

Gazeta Express

13/12/2019 15:44

Mustafa flet para takimit me Kurtin: Do të bisedojmë, s’garantoj asgjë

Gazeta Express

13/12/2019 15:44

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur shkurtimisht para gazetarëve derisa hyri në Kuvend të Kosovës, ku për pak minuta do të takohet me të parin e VV-së, Albin Kurti, si përpjekje për arritje të marrëveshjes për koalicion, raporton Gazeta Express

Mustafa tha shkurtimisht se do të takohen me Kurtin, por nuk tha se mund të garantojnë se ku do të arrihet.

“Do të bisedojmë ku arrijmë nuk mund të ju garantojmë”, deklaroi shkurtimisht Mustafa.

Kreu i LDK-së në takim ka shkuar me nënkryetaren e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani.

Express ka raportuar se në orën 16:00 në Kuvend të Kosovës do të mbahet takimi i radhës në mes të Albin Kurtit, kreut të VV-së, dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, si përpjekje për arritje të koalicionit qeverisës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement