Rakitic e do transferimin në Juventus gjatë janarit - Gazeta Express
string(51) "rakitic-e-do-transferimin-ne-juventus-gjate-janarit"

Rakitic e do transferimin në Juventus gjatë janarit

Gazeta Express

13/12/2019 9:21

Mesfushori kroat është i pakënaqur në Camp Nou për shkak të hapësirave të reduktuara për të luajtur këtë sezon me Barcelonën

Ivan Rakitic duket i vendosur për t’u larguar nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit.

Lexo Edhe:

Mesfushori kroat është i pakënaqur me hapësirat që po i ofrohen këtë sezon në Camp Nou.

Sipas mediumit italian “Calciomercato”, përfaqësuesi kroat e ka bërë të qartë se e preferon transferimin në Juventus gjatë janarit, përcjell Gazeta Express.

“Bianconeri” ishin të interesuar për nënkampionin botëror me Kroacinë që nga vera e kaluar.

Gjithashtu, interesim për ish-futbollistin e Sevillës ka shfaqur edhe Interi.

Prandaj, muajin e ardhshëm do të ketë një garë të ashpër në mes të dy gjigantëve italianë për Rakiticin.

Nga ana e saj, Barcelona duket e vendosur për ta mbajtur lojtarin, duke e pasur parasysh sezonin e gjatë dhe të lodhshëm që e pret. /Gazeta Express/