Soreca publikon përfundimet e mbledhjes së KE: BE gati për të ofruar ndihmë humanitare, mirëpresim konferencën e donatorëve - Gazeta Express
string(121) "soreca-publikon-perfundimet-e-mbledhjes-se-ke-be-gati-per-te-ofruar-ndihme-humanitare-mirepresim-konferencen-e-donatoreve"

Soreca publikon përfundimet e mbledhjes së KE: BE gati për të ofruar ndihmë humanitare, mirëpresim konferencën e donatorëve

Gazeta Express

13/12/2019 8:58

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka publikuar konkluzionet e mbledhjes së djeshme të Këshillit të Europës, ku në to theksohet se Këshilli Evropian mirëpret njoftimin e Komisionit për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të organizuar një konferencë të donatorëve.

“Përfundimet e Këshillit Evropian të 12 dhjetorit 2019: “Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet me Shqipërinë në dritën e tërmetit të fundit. Këshilli Evropian mirëpret njoftimin e Komisionit për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të organizuar një konferencë të donatorëve “, shprehet ai në një postim në Twitter.  

Lexo Edhe:

Postimi i Sorecës

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama pas ditë më parë mori pjesë edhe në konferencën e donatorëve myslimanë në Turqi, ku kërkoi ndihmta për këtë tragjedi.