BDI-ja dhe VMRO-DPMNE-ja përsëri bashkë, kundërshtojnë një njësi zgjedhore - Gazeta Express
string(73) "bdi-ja-dhe-vmro-dpmne-ja-perseri-bashke-kundershtojne-nje-njesi-zgjedhore"

BDI-ja dhe VMRO-DPMNE-ja përsëri bashkë, kundërshtojnë një njësi zgjedhore

Gazeta Express

12/12/2019 16:07

Kështu nënshkruhen në letër të bardhë gjatë seancës plenare, deputetët e VMRO-DPMNE-së. Këtë e bëjnë për të bllokuar propozim ndryshimet të një sërë ligjesh.

Opozita maqedonase njoftoi se ka dorëzuar mbi 1300 amendamente për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Me nismë të ngjashme edhe BDI-ja e cila dorëzoi madje pesë mijë amendamente.

Lexo Edhe:

Deputetët Artan Grubi dhe Antonio Milloshovski thonë se partitë e tyre nuk mund të lejojnë që ndryshimet e Kodit Zgjedhor të bëhen pa konsultime me partitë më të mëdha.

“Për arsye se shqiptarët humbin mesatarisht nga tetë deri në 10 deputetë në proces zgjedhor nëse Maqedonia është një njësi zgjedhore dhe këtë duhet ta dinë të gjitha partitë politike shqiptare, të gjithë qytetarët shqiptarë për arsye se ekziston një perceptim dhe besim i gabuar. Ç’do stimulim përfshirë edhe ky i fundit që është bërë tregon që shqiptarët humbin 10 deputetë nga fuqia e përgjithshme e shqiptarëve në këtë Kuvend – tha Artan Grubi, BDI.

“Propozimi i ndryshimeve në Kodin zgjedhor vetëm dy muaj para shpërbërjes së Kuvendit do të thotë se partia kryesore qeverisëse vetëm dëshiron ta dalë e larë para partive më të vogla, për atë që e ka premtuar në program zgjedhor, vetëm sipërfaqësisht ta vendos në rend dite duke e ditur që në esencë nuk ka kushte të kalojë – u shpreh Antonio MIlloshovski, VMRO-DPMNE.

Nga LSDM, deputeti Kostadin Kostadinov, akuzoi VMRO-në se vazhdon me politika destruktive për të bllokuar punën e Kuvendit dhe demokratizimin e vendit. Ai i bëri apel BDI-së dhe deputetëve të tjerë që të tërheqin amendamentet.

“I bëj thirrje edhe partnerit tonë të koalicionit, ta rishqyrtojë hapin dhe ti tërheq amendamentet deri në fillim të komisionit për Sistem politik dhe të kemi në suaza të komisionit debat esencial. Dhe të gjithë ne, jo vetëm partnerët e koalicionit, por u bëj thirrje edhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe partisë së tyre që ti tërheqin amendamentet dhe të vendosemi në funksion të shtetit, të demokracisë dhe më e rëndësishmja qytetarët. Me ndryshimin e modelit zgjedhor të gjithë fitojmë, para së gjithash qytetarët ” deklaroi Kostadin Kostadinov, LSDM.

Kostadinov po ashtu akuzoi VMRO-DPMNE-në se me mbi katër mijë amendamente, bllokon edhe Ligjin për Akademinë për gjykatës dhe prokuror publik, me çka dëshmon se dëshiron të mbrojë krimin e funksionarëve të partisë, dhe se pas VMRO-së nuk qëndron Mickovski por NIkolla Gruevski. VMRO-DPMNE, njoftoi se do të bllokojë Propozim ligjin për Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publik pasi pushteti përpiqet të kontrollojë studentët që do të regjistrohen në këtë akademi dhe në vend të reformës, bën anti-reformë.

Opozita Maqedonase njoftoi se do të bllokojë edhe Ligjin për Shërbimet për prokurorinë publike dhe ligje të tjera.