Militantët kanë vrarë të paktën 73 ushtarë në një sulm ndaj një baze ushtarake në perëndim të Nigerisë, deklaron ushtria e këtij shteti.
Dymbëdhjetë ushtarë u plagosën në sulmin e së martës në Inates, i cili konsiderohet si më vdekjeprurësi pas disa vjetëve.
Ministri i mbrojtjes i Nigerit Issoufou Katambe i tha BBC-së “një numër i madh i terroristëve” ishin “neutralizuar”.
Asnjë grup terrorist nuk ka thënë se ishte pas vrasjeve, por luftëtarët e lidhur me grupin e Shtetit Islamik dhe Boko Haram me qendër në Nigeri janë aktivë në këtë zonë, shkruan BBC.