Ylli Rakipi: Pr/ligji për median është fashist! Deputetët t'i braktisin idetë e 'liderit suprem' - Gazeta Express
string(91) "ylli-rakipi-pr-ligji-per-median-eshte-fashist-deputetet-ti-braktisin-idete-e-liderit-suprem"

Ylli Rakipi: Pr/ligji për median është fashist! Deputetët t’i braktisin idetë e ‘liderit suprem’

Gazeta Express

11/12/2019 11:18

Shoqatat e gazetarëve shqiptarë dhe jo vetëm, kanë kundërshtuar publikisht projektligjin për median online, të cilën qeveria planifikon që ta kalojë së shpejti në parlament.

Në komisionin parlamentar të ligjeve, gazetari Ylli Rakipi sulmoi ashpër ligjin duke e cilësuar si një akt fashit nga ana e ‘liderit suprem’ (Edi Rama). Sipas Rakipit, ligji në fjalë nuk duhet të kalojë në asnjë lloj mënyrë dhe se deputetët e kanë për detyrë që ta votojnë kundër në kuvend, pasi sipas tij pr/ligji dënon ashpër median online në Shqipëri.

Lexo Edhe:

“Paketa anitishpifje është iniciative personale e kryeministrit, mospëlqimi i tij për mediat online është i njohur publikisht. I drejtohet mediave me një gjuhë poshtëruese, lideri ynë ka të drejtë të thotë çfarë të dojë. Jam dëshmitar i dy gjyqeve të kryeministrit tonë, kërkonte të më dënonte për agjitacion e propagandë… imagjinoni çfarë mund të bëjë ai me katër veta tek Këshilli i Ankesave të AMA-s.

Nuk ka asnjë garanci se këto dy institucione shtetërore AMA dhe AKEP do veprojnë në pavarësi nga politika. Ne jemi njerëzit që tregojmë publikisht se çfarë ndodh këtu. Ne shohim se ka mbetur një kryetar shteti i vetëm përballë këtij regjimi. Ka dalë jashtë sistemit opozita e cila nuk e dimë sot se ku është dhe sa vendime ka marrë në interesa të veta. Ndaj, nëse mundeni ju (deputetët) kaloni në krahun e medias. Turp i madh për këtë vend me gjithë këtë tragjedi (termeti) të bëhet një ligj për ti mbyllur gojën medias. Ky është një ligj fashist. Nuk është i nevojshëm ky ligj. Qytetarët apo zyrtarët që kanë pretendime ndaj një media të caktuar mund ti drejtohen gjykatës. Nuk mund të zëvendësohen vendimet e gjykatave me vendimet e dy institucioneve në varësi të qeverisë”, deklaroi Rakipi.