Fuga: Tërmeti na tregon se s’mund të jemi më një komb aventurierësh - Gazeta Express
string(65) "fuga-termeti-na-tregon-se-smund-te-jemi-me-nje-komb-aventurieresh"

Gazeta Express

10/12/2019 8:11

Fuga: Tërmeti na tregon se s’mund të jemi më një komb aventurierësh

Gazeta Express

10/12/2019 8:11

Akademiku Artan Fuga tha se shqiptarët duhet të marrin mësim nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Në një intervistë për Ora News, profesori tha se duhet të mbledhim veten dhe të mos jemi më komb aventurierësh që merr parasysh vetëm avantazhet dhe jo riskun.

Lexo Edhe:

Artan Fuga: “I qëndroj asaj që ka thënë Aristoteli: Shkenca  e shkencave është politika. Nëse nuk është politika ashtu siç duhet të jetë, e ardhur tek qytetari, qytetarit do ti bjerë shoqëria mbi kokë, ndërtesa mbi kokë mos sot mbas 10 vitesh, mbas 20 vitesh. 

Gjithmonë i kemi thënë këto probleme, por kemi thënë se ai tërmeti, kur ka rënë i madhi fare, ka rënë përpara 1000 vitesh, nuk do na bjerë ne. Siç e kemi zakon ne, themi se do ti bjerë nipërve, stërnipave. 

Por jo, na ra ne ndaj duhet të mbledhim veten dhe të mos jemi një komb aventurierësh që merr parasysh vetëm avantazhet dhe mundësitë që i shkakton veprimi i vet dhe nuk kalkulon riskun dhe thotë po sikur të më ndodhë herë tjetër. Duhet ti nxjerrin këto mësime, duhet t’i vënë gishtin kokës dhe ta mendojnë ndryshe.”