Duke filluar nga mbrëmja e sotme dhe nesër, në vend rikthehen reshjet intensive të shiut.
Më të prekura pritet të jenë qarqet Shkodër, Lezhë , Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë, ndërsa në zonat e tjera shiu do jetë më i pakët.
Sipas parashikimit, reshjet e shiut do të vijojnë gjatë gjithë ditës së nesërme.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit për ditën e nesërme pritet të arrijnë 11\14 gradë në bregdet, 8\13 gradë në vendet e ulëta dhe 3\6 gradë ne vendet malore.