Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani në emisionin Click-Plus në TV21 tha se pika kufitare Stançiç-Bellanoc ende nuk është hapur për shkak se institucionet e Kosovës nuk janë të gatshme, transmeton Gazeta Express.
Sipas tij, pala kosovare ende nuk ka arritur që të sjell internetin deri në pikën kufitare dhe ka kërkuar më shumë kohë për përmbushjen e këtij premtimi.
Osmani thotë se Maqedonia e Veriut i ka ofruar Kosovës internet, por që këta të fundit e kanë refuzuar për shkaqe të sigurisë./GazetaExpress/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...