“Turp e mjerim”, shkruan Albulena Haxhiu për ministrinë që ndali ndihmat sociale - Gazeta Express
string(77) "turp-e-mjerim-shkruan-albulena-haxhiu-per-ministrine-qe-ndali-ndihmat-sociale"

“Turp e mjerim”, shkruan Albulena Haxhiu për ministrinë që ndali ndihmat sociale

Gazeta Express

08/12/2019 23:49

Deputetja e zgjedhur e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka kritikuar ministrin e Mirëqenies Sociale për ndaljen e dhënies së ndihmës sociale për ata që punuan në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Me ndihmën sociale në Kosovë, familjet në nevojë nuk mund të kryejnë as nevojat mujore që i kanë. Çfarë ka bërë Ministria! Personave që marrin ndihmë sociale, e që kanë punuar në ditën e zgjedhjeve, ia kanë ndalur ndihmën sociale!!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ajo thotë se pushteti po bën padrejtësi ndaj atyre për të cilët, sipas Haxhiut, shteti nuk ka bërë asgjë.

“Kjo është e papranueshme. Çfarë shteti e pushteti, që varfëron e bën padrejtësi pikërisht me ata që nuk e kanë ndjerë kurrë dorën e shtetit ashtu siç duhet.

Çfarë turpi e çfarë mjerimi!”, thuhet në postimin e deputetes së zgjedhur të VV’së./Express/