Sheqerinska: Me anëtarësimin në NATO përfundimisht do t’i mbrojmë territorin dhe kufijtë tonë - Gazeta Express
string(91) "sheqerinska-me-anetaresimin-ne-nato-perfundimisht-do-ti-mbrojme-territorin-dhe-kufijte-tone"

Sheqerinska: Me anëtarësimin në NATO përfundimisht do t’i mbrojmë territorin dhe kufijtë tonë

Gazeta Express

08/12/2019 14:48

Nënkryetarja e LSDM-së dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në konferencë për shtyp deklaroi se Maqedonia ka siguruar kufij dhe se po përfundon procesi i ratifikimit të Protokollit.

“Siguruam kufij të fortë dhe të ardhme të sigurt për fëmijët tanë, për qytetarët tanë. Procesi i ratifikimit të Protokollit është në fund, na mbetet vetëm Sapnja. Tashmë dihet se po hymë në mbrojtjen e aleatit më të fuqishëm në botë. Përfundimisht do t’i mbrojmë kufijtë dhe territorin dhe bëhemi faktor për stabilitetin në rajon”, tha Sheqerinska, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo Edhe:

Ajo shtoi se NATO sjell përfitimi jo vetëm në siguri por edhe në ekonomi dhe zhvillimin e shoqërisë.

“Që kur nisën integrimet dhe u bë e qartë se jemi në rrugë të drejtë dhe se po anëtarësohemi në NATO, shuma e investimeve të huaja është rritur”, tha Sheqerinska.