Policia në Mançester e ka arrestuar një person në lidhje me akuzat për racizëm gjatë derbit të Mançesterit të shtunën në Etihad Stadium.
Manchester United e mposhti 2:1 Manchester City në një ndeshje dramatike në Premierligë, e cila u prish nga thirrjet raciste dhe hedhja e gjësendeve në fushë, transmeton Gazeta Express.
Pas ndeshjes, policia në Mançester njoftoi se e ka arrestuar një 41-vjeçar në lidhje me rastin.
“Rreth orës 18:55 të shtunën, më 7 shtator 2019, në polici u raportua për thirrje të dyshuara raciste drejt lojtarëve gjatë derbit mes Manchester City dhe Manchester United”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Një 41-vjeçar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për marrje në pyetje nën dyshimin për prishjen e rëndit publik me thirrje raciste”, thuhet tutje në njoftim.
Edhe Federata e Futbollit e Anglisë ka njoftuar se është duke e hetuar rastin. /Gazeta Express/
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...