Zgjedhjet e parakohshme paralamentare sipas përllogaritjeve të para do të kushtojnë mbi 8 milionë euro.
Këtë e tha në intervistën javore të Radios Evropa e Lire, numri një i KSHZ-së, Oliver Derkovski.
“Në pajtim me atë që e pamë në propozim buxhetin i cili është në procedurë parlamentae, përllogaritjet janë se janë parashikuar diku mbi 6,7 milionë euro për zgjedhjet e ardhshme. Kam informacion se këtu do të ketë intervenim me amandamente për diku edhe një milionë e gjysmë shtesë, që do të thotë diku mbi 8 milionë euro do të kushtojnë këto zgjedhje.
Këtu duhet të shtoj se llogariten edhe mjetet që do të harxhohen nëpëe medie. Sepse tani në pajtim meme ndryshimet e fundit ligjore nga viti i kaluar fushata mediale e cila do të realizohet gjatë fushatës do të paguhet nga shteti, dhe mendohet se pjesa më e madhe e atyre mjeteve do të shkojnë tek mediat.
Derisa pjesa organizative për realizimin e zgjedhjeve e kështu me rradhë, ajo që është bazë e kompetencave të KSHZ-së do të kushtojë diku më pak se 3 milionë euro”, tha Derkovski. Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme paralamentare duhet të mbahen më 12 prill të vitit 2020.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...