Raportohet se Agim Bahtiri peshkoi pa leje në Ujman, Federata e paralajmëron se mund të merren masa - Gazeta Express
string(98) "raportohet-se-agim-bahtiri-peshkoi-pa-leje-ne-ujman-federata-e-paralajmeron-se-mund-te-merren-masa"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2026 21:01

Raportohet se Agim Bahtiri peshkoi pa leje në Ujman, Federata e paralajmëron se mund të merren masa

Lajme

Gazeta Express

06/05/2026 21:01

Agim Bahtiri i Vetëvendosjes, për të gjuajtur peshk në Liqenin e Ujmanit, u afrua buzë liqenit, nga ku pati edhe një porosi për të përcjellë.

Nuk tregoi nëse në grep i ra ndonjë peshk, por ajo që dihet është se ish-deputeti, për t’u relaksuar në peshkim, e shkeli ligjin pasi nuk pati leje, raporton Klan Kosova.

Kështu deklaroi Milaim Vitia, kryetar i Federatës së Peshkatarisë së Kosovës.

Ai shtoi se nëse nuk pajiset me të njëjtën, ndaj Agim Bahtirit pritet të merren masa.

Për të mësuar nëse ka peshkuar, apo e ka bërë sa për ta xhiruar videon, Klani ka tentuar të kontaktojë edhe me Bahtirin, por i njëjti nuk është përgjigjur në telefonatat dhe mesazhet e televizionit gjatë të mërkurës.

Kronika më poshtë sjell detaje, VIDEO

Advertisement
Advertisement
Advertisement