Edhe pse kanë kaluar muaj nga ndarja e tyre, Stresi dhe Keisi kanë mbetur si një nga çiftet më të komentuara në media e çdo veprim i tyre tërheq vëmendjen. Keisi ka pasur prej vitesh një marrëdhënie shumë të mirë me familjen e Stresit dhe siç duket vazhdon ta ketë edhe pas ndarjes.
Sot mamaja e Stresit feston ditëlindjen dhe nuk ka munguar një urim nga Keisi. Bukuroshja e cila prej kohësh jeton në SHBA, ka postuar një foto me ish-vjehrrën dhe i ka shkruar një dedikim të ëmbël.
“Gëzuar ditëlindjen Shpresa Lushaj! Të uroj nga zemra shëndet e lumturi! Të bëftë Zoti çdo ditë po aq të bukur sa ke shpirtin! Të puth”, shkruan Keisi.