Gareth Bale është xhiruar duke i praktikuar aftësitë e tij në golf edhe gjatë një stërvitjeje të Real Madridit, përkundër që dashuria e tij për golfin i ka zemëruar tifozët madrilenë gjatë kohës së fundit.
Sulmuesi anësor i Real Madridit, Gareth Bale, është xhiruar duke e ushtruar goditjen e tij për golf gjatë stërvitjeje me skuadrën e “Los Blancos”, transmeton Gazeta Express.
? Si es que hay que querer a @GarethBale11
— El Golazo de Gol (@ElGolazoDeGol) December 6, 2019
⛳️ Golf como forma de vida
?#Golazo pic.twitter.com/gwUrCGj42c
Sulmuesi uellsian është për momentin i lënduar dhe ai pritet të mungojë në ndeshjen vendimtare kundër Barcelonës në “Camp Nou”, që do të zhvillohet pas dy javësh.
Zinedine Zidane, i cili është duke e kompletuar skuadrën e tij me lojtarë të marrë nga akademia e klubit, i testoi futbollistët e tij përmes disa ushtrimeve të presionit, punës taktike dhe me ndeshje futbolli të zhvilluara në fushë të përgjysmuar.
Së fundi, Bale, e dha një intervistë për televizionin britanik BT Sport, ku ka folur për fishkëllimat nga tifozët e Real Madridit, duke thënë se me kalimin e kohës është mësuar të ballafaqohet me ato fishkëllima.
“Mendoja se herën e parë që më ndodhi [kur u fishkëlleva nga tifozët], isha paksa i tronditur. Me të vërtetë nuk dija se si të ballafaqohesha me atë që po ndodhte”, tha Bale.
“Por, me kalimin e kohës, më ka ndodhur edhe një apo dy herë të tjera dhe ti mësohesh t’i përballosh. Tani, unë vetëm e injoroj. Në njëfarë mënyrë, me respekt, është vendi më i mirë për t’u fishkëllyer nëse nuk luan ashtu siç duhet. Unë e kuptoj këtë”.
“Natyrisht, unë duhet vetëm të vazhdoj të punoj sa më shumë që të mundem dhe t’ia dëshmoj veten tifozëve. Me kalimin e kohës fishkëllimat ndalen dhe t’i mund ta vazhdosh karrierën në mënyrë normale”. /Gazeta Express/