Xherdan Shaqiri i ka mbjellë flokët, gjatë periudhës kur shqiptari ishte i lënduar, kështu raportojnë mediat zvicerane
Shaqiri e shënoi njërin nga pesë golat e Liverpoolit në derbin e Merseyside të mërkurën mbrëma në ‘Anfield’.
Por nuk ishte vetëm goli që mori vëmendje, sepse anësori shqiptar bëri një paraqitje të shkëlqyer në përgjithësi gjatë 90 minutave të plotë, veçanërisht duke ditur që po vinte nga një lëndim dymujor në pulpën e këmbës.
Gjëja tjetër që ra në sy ishin flokët.
28-vjeçari u shfaq në fushë me një luk të ri.
Sipas mediave zvicerane, Shaqiri ka mbjellur flokët dhe këtë më së miri e tregojnë edhe fotografitë sot me dikur më parë, transmeton Gazeta Express.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...