Ushtrimi i moderuar i ndonjë aktiviteti fizik, e zvogëlon rrezikun e zhvillimit të diabetin, shkruan Dailymail, transmeton Express.
Tanimë dihet se pasiviteti e rrit rrezikun e problemeve të zemrës dhe obezitetit. Mirëpo, shkencëtarët në studimin e fundit, kanë gjetur se aktivitetet e thjeshta fizike siç është ecja apo kopshti, për vetëm 30 minuta në ditë, mund t’i rrit nivelet e hormoneve, të cilat e zvogëlojnë apetitin dhe nivelin e sheqerit.
Mirëpo, këto rezultate janë bërë të dukshme vetëm tek meshkujt, gjë e cila shpjegohet nga ndryshimet fiziologjike në mes të meshkujve dhe femrave.
Autorët e këtij studimi, kanë thënë se këto gjetje tregojnë edhe një herë rëndësinë e aktiviteteve në zvogëlimin e rrezikut të prekjes nga sëmundjet metabolike.
Për realizmin e këtij studimi, autorët kanë shikuar lidhshmërinë në mes të aktivitetit të përditshëm fizik dhe hormonit, që e zvogëlon rrezikun e diabetit.
Ky hormon i quajtur glukagon, e redukton apetitin dhe e stimulon prodhimin e insulinës, duke e zvogëluar sasinë e sheqerit në gjak.
Studimi u bë nga një grup shkencëtarësh dhe është publikuar në revistën shkencore “Endocrine Connections”. /Express