Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, zhvillonte veprimtari të lojërave të fatit - Gazeta Express
string(80) "arrestohet-nje-person-ne-fushe-kosove-zhvillonte-veprimtari-te-lojerave-te-fatit"

Gazeta Express

05/12/2019 9:29

Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, zhvillonte veprimtari të lojërave të fatit

Gazeta Express

05/12/2019 9:29

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar Fushë-Kosovë një person, pasi që dyshohet se kishte zhvilluar në lokalin e tij veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit, raporton Gazeta Express.

Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një server i modifikuar, një skaner për regjistrimin e tiketave të lojës, një DVR i kamerave, një hardisk, një printer i tiketave, dy monitorë të kompjuterëve, një shtëpizë e kompjuterit dhe një thes i mbushur me tiketa të luajtura.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti po vazhdon të hetohet.

“Rr. e Pejës, Fushë Kosovë 04.12.2019-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar  i cili në lokalin e tij kishte zhvilluar veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit. Në cilësi të provave materiale nga lokali i të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një server i modifikuar, një skaner për regjistrimin e tiketave të lojës, një DVR i kamerave, një hardisk, një printer i tiketave, dy monitorë të kompjuterëve, një shtëpizë e kompjuterit dhe një thes i mbushur me tiketa të luajtura. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement