Pallaska thotë se Konjufca dje shantazhoi publikisht LDK’në për të arritur marrëveshje - Gazeta Express
string(85) "pallaska-thote-se-konjufca-dje-shantazhoi-publikisht-ldkne-per-te-arritur-marreveshje"

Gazeta Express

04/12/2019 21:41

Pallaska thotë se Konjufca dje shantazhoi publikisht LDK’në për të arritur marrëveshje

Gazeta Express

04/12/2019 21:41

Avokati dhe njohësi i çështjeve politike, Dasdit Pallaska, ka thënë në T7 se me qëndrimet e nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, dje në emisionin Pressing kishte shantazhuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për të lidhur një marrëveshje për koalicionin qeverisës.

“Qëndrimet e Glauk Konjufcës dje gjatë paraqitjes së tij në Pressing i bënin presion publik LDK’së, duke i shantazhuar publikisht për arritjen e marrëveshjes”, është shprehur Pallaska.

Ai tha se kërkesa e LDK’së për postin e presidentit nuk i duket e pazakontë.

“Nuk më duket e pazakontë kërkesa e LDK’së kur kërkon postin e presidentit”, është shprehur Pallaska.

Tutje, Pallaska beson se nuk është e vërtetë se pasi është arritur një marrëveshje mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, LDK’ja ka kërkuar edhe postin e presidentit.

“Unë nuk i di detajet e takimit gjatë negociatave për marrëveshje, por nuk besoj që ka joseriozitet kaq të madh që pasi të arrihet marrëveshja të vendoset në tavolinë edhe posti i presidentit”, shtoi Pallaska.

Advertisement
Advertisement
Advertisement