186 qytetarë të Durrësit strehohen në familjet gjilanase - Gazeta Express
string(56) "186-qytetare-te-durresit-strehohen-ne-familjet-gjilanase"

Gazeta Express

04/12/2019 20:57

186 qytetarë të Durrësit strehohen në familjet gjilanase

Gazeta Express

04/12/2019 20:57

Gjilanasit përpos mbështetjes ndaj Shqipërisë me ndihma në veshmbathje e ushqimore pas tërmetit të tmerrshëm atje, e kanë bërë edhe një hap tjetër solidar.

Tashmë, dhjetëra familje kryesisht nga Durrësi kanë gjetur ngrotësinë e gjilanasëve, të cilët i kanë strehuar në shtëpitë e tyre.

I pari i Komunës, Lutfi Haziri, ka konfirmuar të mërkurën se deri tani 186 qytetarë të Durrësit janë vendosur në familjet gjilanase.

Ndërkaq, prej të hënës fëmijët e tyre kanë filluar të shkojnë në shkollat derisa së qëndrojnë në Gjilan.

Advertisement
Advertisement
Advertisement