Komisionarët socialistë të BE'së këndojnë "Bella Ciao", himnin e partizanëve - Gazeta Express
string(72) "komisioneret-socialiste-te-bese-kendojne-bella-ciao-himnin-e-partizaneve"

Gazeta Express

04/12/2019 18:56

Komisionarët socialistë të BE’së këndojnë “Bella Ciao”, himnin e partizanëve

Gazeta Express

04/12/2019 18:56

Një video ku shihet Komisionari i Ekonomisë, Paolo Gentiloni dhe një grup kolegësh të tij në Komisionin Europian duke kënduar “Bella Ciao”, të konsideruar si himn anti-fashist, është bërë virale në internet.

Në krah të Gentilonit, zëvendëspresidentët Frans Timmermans e Maros Sefcovic, dhe komisionerët Nicolas Schmit, Jutta Urpilainen, Helena Dalli, e Elisa Ferreira.

Por kjo nuk I ka pëlqyer dhe aq lideres së partisë “Fratelli d`Italia”, Giorgia Meloni, e cila shkroi në profilin e saj në Twitter: “Bashkimi Sovjetik Europian”, një teatër qesharak nga ana e institucioneve më të larta europiane”.

Në krah, i ka dalë edhe lideri i Legës, Matteo Salvini që ironizoi me këtë mesazh: “Komplimente PD-së dhe Pesë Yjeve për zgjedhjen e Gentilonit si përfaqësues të Italisë në Europë. Herën tjetër do të këndojnë Bandiera Rossa, pastaj Sanremon e ndonjë turne ndërkombëtar”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement