Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë shkuar në pauzë për 40 minuta pas 1 ore takim që u mbajt në nivel të liderëve, shkruan Gazeta Express
Kështu kanë deklaruar para mediave dy shefat e partive.
“Nuk kemi çka deklarojmë, bisedimet vazhdojnë kemi një pauzë gjysmë ore, 40 minuta”, u bë e ditur nga liderët e VV-së dhe LDK-së.
Prej dy partive momentalisht janë në Kuvend të Kosovës edhe nënkryetarët e anëtarë të tjerë me të cilët, si duket do të konsultohen Kurti dhe Mustafa. /GazetaExpress/