Kina ndalon lajmet e rreme të krijuara nëpërmjet inteligjencës artificiale - Gazeta Express
string(74) "kina-ndalon-lajmet-e-rreme-te-krijuara-nepermjet-inteligjences-artificiale"

Gazeta Express

30/11/2019 23:55

Kina ndalon lajmet e rreme të krijuara nëpërmjet inteligjencës artificiale

Gazeta Express

30/11/2019 23:55

Kina është pajisur me rregulla të reja që ndalon prodhuesit e videove dhe audiove në internet të përdorin teknologjitë e inteligjencës artificiale dhe të realitetit virtual për të prodhuar informacione të rreme.

“Ky rregull, i publikuar të premten nga Administrata kineze e hapësirës kibernetike (CAC), hyn në fuqi më 1 janar 2020. Çdo shkelje do të konsiderohet si akt kriminal”, theksoi CAC.

Rregulli i ri përcakton që furnizuesit si dhe përdoruesit e shërbimeve video dhe audio nuk janë të autorizuar për të përdorur teknologjitë si Deep learning (“mësimi i thellë”) apo realiteti virtual për të krijuar, shpërndarë dhe publikuar informacionet e rreme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement