Talibanët vrasin një komandant të lartë të ushtrisë afgane - Gazeta Express
string(58) "talibanet-vrasin-nje-komandant-te-larte-te-ushtrise-afgane"

Gazeta Express

30/11/2019 14:22

Talibanët vrasin një komandant të lartë të ushtrisë afgane

Gazeta Express

30/11/2019 14:22

Një komandant i lartë i ushtrisë afgane është vrarë në një shpërthim që ndodhi në provincën jugore të Helmand-it, bënë të ditur zyrtarët afganë.

Vetura e gjeneralit Zahir Gul Moqbil ra në një bombë të montuar në rrugë të shtunën në zonën mes distrikteve Nawa dhe Marja. Lajmin për këtë shpërthim e dha guvernatori provincial, Mohammad Yasin.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Helmand-it, Zaman Hamdard, tha se komandanti i vrarë ka shërbyer për pesë vjet si gjeneral i forcave kufitare.

Zahid Atal, shef i Zyrës për Medie dhe Marrëdhënie me Publikun, tha se në këtë sulm u plagës edhe dy persona të tjerë.

Disa gazetarë, të cilët po udhëtonin bashkë me forcat afgane të sigurisë, nuk u lënduan në këtë shpërthim.

Qari Yusouf Ahmadi, zëdhënës i talibanëve, e mori përgjegjësinë për këtë sulm. Grupi militant e kontrollon pjesën më të madhe të provincës Helmand, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement