Vendimi eventual i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e nenit 11-a të Ligjit për plotësim të Ligjit për amnisti nga viti 2016, mund të nënkuptojë thyerje të parimit të sundimit të së drejtës dhe shtetit juridik”, ka thënë për Medial, ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski.
Gjykata Kushtetuese të mërkurën vendosi të ngrit procedurë ndaj iniciativës së ngritur nga neni 11-a i cili mundëson presidenti i shtetit të tërheq tashmë vendimin e miratuar për amnisti. Kjo praktikisht do të nënkuptonte se do të aktivizoheshin amnistitë masive dhënë nga ish presidenti Gjorge Ivanov për procedura të dyshuara të PSP-së, ndërsa pastaj nën presion të opinionit i tërhoqi, përcjell Gazeta Express-Maqedoni.
“Gjykata Kushtetuese duhet të kuptojë se shteti juridik ndërtohet sipas parimit të sundimit të së drejtës dhe se nuk duhet të bie në ndikimin e çfarëdo presioni politik, apo të thyejë parimin e sundimit të së drejtës ose të shkatërrojë vetë shtetin juridik. Të gjithë e dimë se çka është pasojë e reagimit të tanishëm të Gjykatës Kushtetuese. Iniciativë secili mund të ngrit, por që t’i jepet legjitimitet asaj nisme dhe të ngritët procedurë, mendoj se këtu niset nga aspekti i mbrojtjes së krimit, të mbrohen kriminelët dhe se është në funksion të përgjegjësisë për krimin”, ka thënë Ivanovski.
Sipas tij, çështjet që trajtohen me dispozitën e kontestuar të ligjit që në thelb është e nenit 11-a, kanë qenë të qarta që kur ish presidenti Ivanov solli vendim pa asnjë bazë ligjore, pasi është thirrur në një dispozitë të ligjit e cila ishte shfuqizuar nga vetë Kuvendi.
Gjykata Kushtetuese, thekson ish kryetari, duhet të gjejë forcë dhe të kuptojë se raporti i tillë ose parashikimi i Kushtetutës dhe aplikimit të saj, mund të nënkuptojë rrënim të themeleve të shtetit juridik dhe kthimit faktik të kriminalitetit.
Edhe pse në shpjegimin, gjykatësit kushtetues thirren në parimin e sundimit të së drejtës, Ivanovski paralajmëron se duhet pasur kujdes, dhe nëse dikush e kupton fjalë për fjalë dhe dëshiron ndonjë mbulim që ta thyejë si parim, “atëherë ai është grindur me drejtësinë”.
Ndryshe, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot e ka ftuar Kuvendin të jep interpretim autentik për nenin 11 të Ligjit për amnisti me qëllim, që siç thuhet, “të pengohen tentimet e përditshme të llojit të ndryshëm për shmangien e drejtësisë dhe sigurimit të mosndëshkimit për vepra serioze penale”
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...