E dënuar për lidhje me organizatë terroriste, pas arrestimit në Sarandë del para Gjykatës Penale në Tiranë 32-vjeçarja turke - Gazeta Express
string(123) "e-denuar-per-lidhje-me-organizate-terroriste-pas-arrestimit-ne-sarande-del-para-gjykates-penale-ne-tirane-32-vjecarja-turke"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2026 10:18

E dënuar për lidhje me organizatë terroriste, pas arrestimit në Sarandë del para Gjykatës Penale në Tiranë 32-vjeçarja turke

Lajme

Gazeta Express

07/08/2026 10:18

Sot del përpara Gjykatës së Dhomës Penale në Tiranë, 32-vjeçarja turke Julide Yazici, pasi është dënuar në vendin e saj me burg për lidhje me organizatë terroriste.

E reja me profesion mësuese, siç raporton Top Channel, dyshohet për dhënie ndihme logjistike për organizatë terroriste dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe është arrestuar për llogari të shtetit Turk si e kërkuar.

Yazici rezulton e dënuar me katër vjet burgim për këto vepra, ndërsa i kanë mbetur pa kryer edhe tre vjet 5 muaj e 22 ditë.

Ajo është arrestuar për qëllime ekstradimi dhe u arrestua në Rinas teksa po udhëtonte nga Franca për në Shqipëri. Nga verifikimet në pikën kufitare të Rinasit u konstatua se ishte në kërkim nga Interpol Ankaraja./TCh/

Advertisement
Advertisement
Advertisement