Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, konfirmoi për Gazetën Express se sonte rreth orës 20:15, Policia është njoftuar se në një qendër tregtare ne Pejë, një person është duke i sulmuar qytetarët.
Lidhur me rastin, rugova tha se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është duke u intervistuar në Stacionin Policor në Pejë.
“Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar”, tha rugova.