Mesfushori spanjoll Rodri ka vendosur të vazhdojë karrierën te Barcelona, duke refuzuar interesimin e rivalit të madh, Real Madrid.
Sipas raportimeve të gazetarit Fabrice Hawkins, futbollisti i ka komunikuar drejtuesve të klubit madrilen se zgjedhja e tij është t’i bashkohet Barcelonës. Vendimi është bërë i ditur edhe te Manchester City, klub që është i gatshëm të respektojë dëshirën e lojtarit.
Raportohet se kampioni anglez do të pranonte një ofertë në vlerën prej 60 deri në 70 milionë euro për transferimin e Rodrit, duke hapur rrugën për negociatat mes dy klubeve.
Nëse marrëveshja finalizohet, Barcelona do të siguronte një përforcim të madh në repartin e mesfushës, ndërsa Real Madridi do të mbetej pa një nga objektivat e tij kryesorë në këtë afat kalimtar.
Megjithatë, deri në arritjen e një marrëveshjeje mes Barcelonës dhe Manchester Cityt, transferimi mbetet ende për t’u zyrtarizuar.