"Kosova nuk ka kohë për të humbur" – OVL UÇK i bën thirrje Kurtit të krijojë institucionet - Gazeta Express
string(86) "kosova-nuk-ka-kohe-per-te-humbur-ovl-uck-i-ben-thirrje-kurtit-te-krijoje-institucionet"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 14:46

“Kosova nuk ka kohë për të humbur” – OVL UÇK i bën thirrje Kurtit të krijojë institucionet

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 14:46

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK) ka reaguar ndaj bllokadës institucionale në Kosovë, duke e bërë përgjegjës kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mosfunksionimin e Kuvendit dhe vonesën në krijimin e institucioneve të reja.

OVL UÇK shprehet se kundërshton “çdo përpjekje për ta mbajtur Kosovën peng të llogarive partiake të Albin Kurtit”, duke vlerësuar se situata e krijuar po cenon funksionimin e shtetit.

“Pas zgjedhjeve, Kuvendi ende nuk funksionon dot, ndërsa vendi mbetet pa qeveri me mandat të plotë. Kjo nuk është strategji. Është sulm ndaj rendit institucional dhe ndaj vetë sigurisë së shtetit”, thuhet në reagim.

Veteranët theksojnë se përgjegjësinë kryesore për krizën politike e mban lideri i Lëvizjes Vetëvendosje. “Përgjegjësinë kryesore e mban Albin Kurti. Refuzimi i tij për ta vënë interesin kombëtar mbi pushtetin partiak e thellon paqëndrueshmërinë dhe dëmton lidhjet me aleatët tanë strategjikë, mbi të gjitha me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në reagim.

OVL UÇK shton se, përveç sfidave me të cilat përballen veteranët, Kosovës i nevojiten sa më shpejt institucione funksionale.

“Veteranët tashmë mbajnë mbi supe barra të rënda administrative dhe ligjore; ndërkohë Kosovës i duhen institucione që funksionojnë sa më parë. Kosova nuk është pronë e asnjë udhëheqësi. As e ndonjë partie. OVL UÇK i bën thirrje Albin Kurtit dhe subjektit të tij që të ndërpresin lojërat me fatin e vendit, t’i hapin rrugë krijimit të institucioneve dhe të mos e mbajnë Kosovën peng të agjendave personale. Kosova nuk ka kohë për të humbur e as luks për të pësuar dëme të mëtejshme diplomatike e ekonomike”, thuhet në reagimin e OVL UÇK-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement