Yan Diomande është tashmë shumë pranë zyrtarizimit si futbollisti më i ri i Real Madridit.
Talenti nga Bregu i Fildishtë është nisur drejt Spanjës, ku do t’ju nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas do ta nënshkruajë kontratën me klubin madrilen.
Sipas raportimeve nga Spanja dhe Gjermania, marrëveshja mes Real Madridit dhe RB Leipzig është mbyllur për një shumë totale prej rreth 140 milionë eurosh, duke e bërë Diomanden blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit spanjoll dhe futbollistin afrikan më të shtrenjtë të të gjitha kohërave, përcjell “Gazeta Express”.
20-vjeçari pritet të mbërrijë në Madrid gjatë orëve në vijim, ku fillimisht do t’i kryejë testet mjekësore.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, ai do të nënshkruajë kontratë afatgjate me “Los Blancos”, ndërsa prezantimi zyrtar pritet të bëhet menjëherë pas përfundimit të procedurave.
Trajneri Jose Mourinho e konsideron Diomanden një nga shtyllat e projektit të ri të Real Madridit.
Sulmuesi anësor vjen pas një sezoni të shkëlqyer me RB Leipzig, ku e tërhoqi vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane, por në fund zgjodhi kalimin në “Santiago Bernabéu”. /Gazeta Express