Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Sipas njoftimit, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka publikuar fotografinë e të dyshuarit dhe u bën thirrje qytetarëve që posedojnë informacione të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e tij, t’i ndajnë me policinë.
Për çdo informacion, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin 192 ose përmes emailit [email protected].
